12:40 / E Shtunë, 16 Maj 2020 / indeksADMonline

Gresa Behluli tregon arsyen pse sjell rrallë duet me nënën e saj, Shkurte Fejza

Shkurte Fejza njihet prej vitesh për muzikë e saj të mirëfilltë popullore.

Ndërsa talentin për muzikë e ka trashëguar edhe vajza e saj, Gresa Behluli.

Së fundi në një postim në Instagram ajo ka treguar se pse janë të rralla duetet me të ëmën, shkruan Indeksonline.

Gresa u shpreh se ato janë munduar gjithmonë të sjellin këngë të mirëfillta dhe jo me tekste të thjeshta, andaj ato duan më shumë përkushtim.

Më poshtë postimi i saj:

“Videoklipet duet me Shkurte Fejza nuk i kemi te shpeshta sepse jemi mundu me sjell gjithmone kenge te mirfillta dhe tekstet qe nuk jane trajtuar me parë, nuk kemi dasht asnjehere me sjell kenge me tekste te thjeshta ku e gjithe kenga perbehet nga 3 fjale dhe nuk kane asnke vlerë…
Prandaj kenget e veçanta kerkojne kohe me u punu e tille eshte kenga “A je ti ajo” (kushtuar femijeve te braktisur) e realizuar ne vitin 2011 qe mbetet nder kenget e mija te preferuara po gjithashtu eshte edhe shume prekëse…Shkurte Fejza“, ka shkruar ajo.