75 Mall Live Search
20:17 / E Mërkurë, 24 Qershor 2026 / AR

Gresa publikon këngën dedikuar motrës së saj, “100 vjet bashkë”, vëmendja tek klipi

Këngëtarja e njohur kosovare Gresa Behluli ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor me titull “100 vjet bashkë”, një këngë e veçantë e dedikuar motrës së saj, Agnesa Behluli.

Klipi i këngës është realizuar gjatë atmosferës së dasmës së Agnesës, duke sjellë momente emocionuese dhe shumë personale nga ceremonia familjare, shkruan Indeksonline.

Pamjet e dasmës i japin projektit një karakter të ngrohtë, duke e bërë këngën edhe më të veçantë për publikun.

Kënga është pritur me shumë reagime pozitive nga fansat, të cilët kanë vlerësuar dedikimin familjar dhe emocionin që përcjell projekti.

Gresa Behluli, e njohur për interpretimet e saj në muzikën popullore dhe moderne, vazhdon të sjellë projekte të veçanta që lidhen ngushtë me emocione personale dhe familjare./Indeksonline/