75 Mall Live Search
21:14 / E Enjte, 16 Shkurt 2023 / Gj. Sh

Gresa thotë se “do që romanca me Andin të zgjasë përgjithmonë” (VIDEO)

Si e ftuara në rubrikën “Pesë data” të “Prive” me Mbresën, Gresa ka folur rreth romancës së saj të nisur brenda Big Brother VIP Kosova me Andin.

Ajo e ka çmuar shumë surprizën e “Vëllait të Madh” për natën e “Shën Valentinit”, ndërsa ka thënë se uron që lidhja me Andin të vazhdojë përgjithmonë.

“Shën Valentini me Andin ka qenë një send shumë i mirë, sepse s’më ka ndodhur  më parë. Ka qenë shumë e veçantë dhe se kisha pritur kurrë të më ndodhë një aso lloj gjëje këtu në Big Brother”, ka thënë Gresa.

“Jam shumë e lumtur që e kam njoftuar një djalë si ai, kam menduar se nuk ekziston bash kështu. Uroj të na eci mirë dhe uroj që prindërit e mi të më kenë kuptuar. Me zor pres të dal jashtë dhe ta shoh se si po ecën edhe atje, të vazhdojmë dhe uroj të mbesim bashkë për jetë”, ka shtuar ajo.