22:20 / E Diele, 21 Janar 2018 / indeksADMonline

Greta Koçi bën tatuazh në këtë pjesë të trupit (Foto)

Greta Koçi është një nga këngëtaret shqiptare më të komentuara. Ajo vitin që lamë pas qe tejet aktive me projekte muzikore, por aktive qe edhe me fotografi të shumta në rrjete sociale, madje shumica nga to u quajtën si provokative, shkruan Indeksonline.


Greta së fundmi ka postuar një fotografi në instastory ku shihet se ka bërë një tatuazh. Këngëtarja ka vendosur që këtë vizatim ta bëj në kyçin e dorës. Ajo ka zgjedhur mbishkrim ku shkruhet: “E lindur për të qenë”, ndërsa shihet edhe një yll.

Ndryshe Greta nuk njihet për tatuazhe. Gjithsesi po i rrin mjaftë mirë./Indeksonline/