10:50 / E Enjte, 14 Janar 2021 / OSH

Greta Koçi është larguar përfundimisht nga Shqipëria drejt këtij shteti?

Greta Koçi është një nga këngëtaret më të dashura të publikut shqiptar, ndonëse vitet e fundit nuk është aq shumë aktive në muzikë.

Mediat së fundmi po aludojnë se këngëtarja mund të jetë shpërngulur në Austri.

Shkak janë bërë postimet e saj të fundit në Instagram. Prej muajit tetor vëmë re se fotot e postuara prej saj në këtë rrjet social janë të shoqëruara me vendndodhjen Vienna, Austria.

Këngëtarja shfaqet në vende të ndryshme, duke na kënaqur sytë me fotot e realizuara teksa në të gjitha prej tyre shfaqet vetëm një “location”. Por kush të jetë fotografi? Këtë nuk dimë ta themi, pasi Greta nuk na ka treguar asgjë, e as çfarë po kurdis në shtetin austriak.

Foton e fundit ajo e ka postuar diten e djeshme dhe është pikërisht nje selfie, e shoqëruar me të njëjtin “location”. Nuk dimë të themi nëse shpërngulja e saj është e përkohshme apo e përhershme, por na mbetet të presim derisa Greta të na tregojë se çfarë fshihet pas këtij largimi.