11:03 / E Mërkurë, 26 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Greta Koçi vjen me një këngë të re, zbulon detajet

Pas një pauze, këngëtarja e njohur, Greta Koçi po rikthehet me një projekt të ri muzikor.

Artistja e famshme nga Shqipëria, ka finalizuar këngën më të re detajet e së cilës i ka bërë publike përmes postimeve në Instagram.

Greta ka zbuluar së kënga e re mban titullin:“Lum kush m’ka” dhe vjen me videoklipin, i cili promovohet këtë të shtunë.

“Të shtunën, ora 14:00, kënga e re me videoklip”, ka shkruar Greta sipër një fotografie të shkëputur nga xhirimet./Indeksonline/