Greta Thunberg aktivistja adoleshente, çfarë bëri për ndryshimin e klimës?

Greta Thunberg është një adoleshente suedeze, që tejkaloi shkollën dhe frymëzoi një lëvizje ndërkombëtare për të luftuar ndryshimet klimatike.
Kush është Greta Thunberg?
Ajo është një 17-vjeçare që u rrit në Stokholm, të Suedisë. Nëna e Gretës, Malena Ernman, është një këngëtare në opera dhe ish pjesëmarrëse në konkursin e këngës në Eurovision. Babai i saj Svante Thunberg, është një aktor është një pasardhës i Svante Arrhenius, shkencëtare që kishte dalur me një model të efektit të serrës dhe qe kishte marrur cmimin Nobel për Kimi në 1903.
Greta ka sindromën e Aspergerit, një çrregullim zhvillimi dhe e ka përshkruar atë si një dhuratë duke thënë se të qenit ndryshe është një “superfuqi” Shkruan,IndeksONLINE.
Kur e filloi ajo Kampanjien?
Greta fitoi një konkurs të eseve për ndryshimin e klimës në një gazetë lokale,në moshën 15 vjeçare. Pas tre muajsh, ajo filloi të protestojë para ndërtesës së parlamentit Suedez, duke u betuar se do të vazhdojë derisa qeveria suedeze të përmbushte objektivin e emetimeve të karbonit, të dakorduar nga liderët botërorë në Paris, më 2015.
Cfarë ka berë ajo deri më tani?
Greta nxiste studentët në mbarë botën që t’i bashkohen asaj.Deri në dhjetor te vitit 2018, më shumë se 20,000 studentë në mbarë botën i ishin bashkuar asaj në vende përfshirë Australinë, Mbretërinë e Bashkuar, Belgjikën, SHBA dhe Japoninë. Ajo iu bashkua grevave nëpër Evropë, duke udhëtuar me tren për të kufizuar ndikimin e saj në mjedis.
Në Shtator 2019, ajo udhëtoi për në Nju Jork dhe mori pjesë në një konferencë të OKB-së për Ndryshimet Klimatike. Greta nuk pranoi të fluturojë për shkak të ndikimit negativ të mjedisit, kështu që ajo udhëtoi deri atje me një jaht garash, që zgjati dy javë.
Çka synon ajo?
Greta thotë se qeveritë e mëdha dhe bizneset në të gjithë botën nuk po bëjnë aq shumë sa të shkurtojnë emetimet e karbonit dhe ka sulmuar liderët botërorë për dështimin e të rinjve. Fillimisht, protestat e saj u përqëndruan në objektivat e qeverisë Suedeze për klimën dhe u bëri thirrje studentëve në të gjithë botën që të bëjnë kërkesa të ngjashme në vendet e tyre. Ajo ka folur në takimet ndërkombëtare, përfshirë mbledhjen e OKB-së për ndryshimet klimatike të vitit 2019 në New York, dhe Forumin Ekonomik Botëror të këtij viti në Davos. Në forum, ajo bëri thirrje për bankat, firmat dhe qeveritë që të ndalojnë investimet dhe subvencionimin e karburanteve fosile, të tilla si nafta, qymyri dhe gazi. “Përkundrazi, ata duhet të investojnë paratë e tyre në teknologji ekzistuese të qëndrueshme dhe kërkime. Shkruan, indeksONLINE.
Çfarë mendojnë njerëzit për Gretën?

Miliona studentë nga mbarë bota, janë frymëzuar nga grevat e saj, dhe Greta ka marrë mbështetje nga aktivistët e klimës, shkencëtarët, udhëheqësit botërorë dhe Papa, të cilët i thanë asaj “të vazhdojë” me punën e saj. Transmetuesi dhe natyralisti “Sir David Attenborough” i tha asaj që kishte arritur gjëra që shumë të tjerë nuk kanë arritur t’i bëjnë, duke shtuar: “ju keni ngjallur botën. Unë iu jam shumë mirënjohës “.
Por porosia e saj nuk është pritur mirë nga të gjithë. Pas paraqitjes së saj në OKB në Shtator 2019, Presidenti amerikan Donald Trump u shfaq ta tallte duke thënë se “duhet t’a trajtoj problemin e saj të menaxhimin të zemerimit, shkruan, indeksONLINE.