17:23 / E Premte, 22 Janar 2021 / OSH

Greta Thunberg nuk heq dorë, vazhdon të ‘hakmerret’ ndaj Donald Trump

Greta Thunberg nuk heq dorë nga hakmarrja e saj kundrejt ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Ajo në llogarinë e saj në Tëitter ka publikuar një foto të Trump në momentin kur u largua nga Shtëpia e Bardhë për herë të fundit përpara inagurimit të Joe Biden.

Aktivistja 18-vjeçare krah fotos ka shkruar:

“Duket si një i moshuar i lumtur që e pret një e ardhme e ndritur dhe e mrekullueshme. Kaq bukur ta shohësh.”

Postimi është i njëjtë me atë që Trump shkroi për Thunberg në Twitter, pas fjalimit të saj të famshëm në Kombet e Bashkuara në 2019-ën:

“Duket si një vajzë e re dhe e lumtur që e pret një e ardhme e ndritur dhe e mrekullueshme. Sa bukur ta shohësh!”