75 Mall Live Search
11:00 / E Mërkurë, 23 Korrik 2025 / mp

Greta Thunberg shkon sot në Tiranë në protestën për Palestinën

Aktivistja me famë botërore, Greta Thunberg, do të mbërrijë sot në Tiranë, për të marrë pjesë në protestën që do të mbahet për Palestinën.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Thunberg përmes një njoftimi, ku fton qytetarët që t’i bashkohen protestës në orën 18:00 në ‘Sheshin Skënderbej’ në Tiranë, shkruan A2 CNN-i.

Ajo tha gjithashtu se palestinezët në Gaza kanë hyrë në fazën e pestë të kequshqyerjes, teksa shtoi se vota duhet të zgjohet dhe të zgjedhë anën e duhur të historisë.

“Gaza ka hyrë në fazën e pestë të kequshqyerjes dhe palestinezët po përdorin energjinë e fundit që u ka mbetur për t’i bërë thirrje botës të zgjohet dhe të zgjedhë anën e duhur. Nesër do t’i bashkohem protestës në Sheshin ‘Skënderbej’ në Tiranë, në orën 18:00. Shpresoj të të shoh aty”, ka njoftuar Thunberg.