Greva e avokatëve anulon rreth 40 seanca gjyqësore në Prishtinë
Gjykata Themelore e Prishtinës ka bërë me dije se ka anuluar rreth 40 seanca gjyqësore. Anulimet e këtyre seancave kanë ardhur si pasojë e vendimit të Odës së Avokatëve të Kosovës, për bojkotimin e seancave gjyqësore deri në rishikimin e vendimit të Këshillit Gjyqësorë të Kosovës.
Nga 40 seancat e anuluara, 30 prej tyre nuk janë mbajtur për shkak të mos paraqitjes së avokatëve në këto seanca, ka njoftuar Gjykata Themelore e Prishtinës.
Sipas informatave të Gjykatës Themelore deri më 9 janar janë mbajtur 30 seanca.