75 Mall Live Search
17:39 / E Premte, 19 Mars 2021 / OSH

Greva e transportit rrugor/ Policia në Prishtinë nuk po i lejon taksitë ilegale të punojnë, qytetarët mbesin në rrugë

Sot është dita e tretë e grevës së Transportit Rrugor urban dhe atij ndërurban.

Si pasojë e kësaj, qytetarët po detyrohen t’i përdorin taksitë ilegale për të qarkulluar, transmeton Indeksonline.

Por, Policia në Prishtinë nuk po i lejon taksitë ilegale në linjën për Podujevë të punojnë. Për shkak të kësaj, qytetarët po e kanë të vështirë të qarkullojnë.

No description available.
No description available.
No description available.

Kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve, Ruzhdi Kurtishaj, ka thënë se në protestën e sotme ishin rreth 250 autobusë ku operatorët ekonomikë shprehën pakënaqësi, duke lëvizur nëpër kryeqytet.

Ai ka thënë se deri në plotësimin e kërkesave, greva do të vazhdojë.

Kështu, ende nuk dihet se kur do të kenë mundësi qytetarët e Kosovës të udhëtojnë me autobusë./Indeksonline/