15:24 / E Hënë, 26 Shtator 2022 / A. M.

Greva në arsim, LDK thërret nesër konferencë për media!

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se nëser do të mbajë konferencë për media.

Konferenca sipas LDK ka të bëjë me gjendjen në arsim, saktësisht me grevën në këtë sektor.

Njoftimi i plotë:

Nesër (e martë), më 27 shtator 2022, në orën 11:00, Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie lidhur me grevën në sektorin publik.