12:58 / E Diele, 21 Prill 2019 / indeksADMonline

Grezda denohet nga gjykata skoceze, hyri në të kuqen


Futbollisti i Rangersit, Eros Grezda është denuar nga një gjykatë në Skoci për shkak të shkeljeve të rregullave të trafikut.

Reprezentuesi i Shqipërisë është pjesë e Rangersit që prej verës së kaluar, ku u transferua nga Osijeku, por ai nuk ka arritur dot ta gjejë veten në Skoci, derisa ka pasur probleme me disa lëndime.

Si të mos mjaftonin problemet që i ka në fushën e lojës, gjakovari ka përfunduar dhe në gjykatën skoceze.

Grezdës i është pezulluar patenta duke qenë se humbi pikët e saj.

Gjakovari kaloi një semafor me dritë të kuqe dhe u paraqit në gjykatë ku u shpall fajtor dhe iu hoq patenta për 6 muaj, shkruan Zëri.

Ai duhet të paguajë dhe 350 funte gjobë për këtë shkelje.

Kjo nuk ishte shkelja e parë për të, pasi më herët kishte humbur dhe 12 pikë të tjera. /Indeksonline/