Grezda drejtë Francës, e konfirmon menaxheri
Eros Grezda do të largohet nga skocezët e Rangers. Lajmi është konfirmuar nga agjenti i futbollistit shqiptar, Ives Cakarun, i cili në një prononcim për “BBC”, zbulon se destinacioni i ri i 24-vjeçarit me shumë gjasa do të jetë Franca.
Futbollisti gjakovar, pritet të prishë kontratën me ekipin skocez, pasi nuk është në planet e trajnerit Steven Gerrard.
“Kemi disa mundësi për Grezdën. Me shumë mundësi do të largohet nga klubi shumë shpejt. Ka disa klube franceze të interesuara, por duhet të presim se me cilën skuadër do të bashkohet.
Ai dëshiron ta rregullojë të ardhmen e tij shpejt dhe të rikthehet në fushë si protagonist. Është për të ardhur keq që nuk i kishte mundësitë në Gralsgow, por gjithçka është në rregull. Duhet vetëm të presim dhe të shohim”, ka deklaruar menaxheri i Grezdës.
Grezda ka mundur të luajë vetëm 7 takime në kampionatin skocez dhe ka shënuar vetëm 2 gola.