75 Mall Live Search
19:02 / E Diele, 13 Qershor 2021 / A. A

Grezda: Kam folur me Dakun, do të jemi dy shqiptarë te Osijeku

Mesfushori shqiptar Eros Grezda ka konfirmuar që edicionin e ardhshëm do të mbetet te Osijeku.

Ai shprehet i kënaqur me investimin që ka bërë klubi në vitet e fundit.

“Kemi një trajner si Bjelica që është një ndër trajnerët më të mirë në të gjithë Ballkanin. Edicionin e ardhshëm do të luajmë në Evropë” deklaroi Grezda për Supersport.

26 vjeçari nga Gjakova do të jetë bashkëlojtar me sulmuesin Mirlind Daku te Osijeku.

“Kam kontaktuar me Mirlind Dakun më ka treguar që do t’i bashkohet ekipit. Është shumë mirë se do të jemi dy kosovarë, dy shqiptarë këtu. Do të jem afër ati që t’i ndihmojë se normalisht nuk është i njohur me ekipin” përfundoi Grezda.

/Indeksonline/