15:37 / E Hënë, 27 Qershor 2022 / B O

Grezda në lidhje me modelen spanjolle?

Eros Grezda mesa duket e ka hedhur pas krahëve plotësisht historinë me Oriola Marashin, pasi qarkullojnë disa zëra se ai mund të jetë në një lidhje të re.

Futbollisti është parë krah modeles spanjolle Nicole duke nxitur dyshimet tek fansat. Nicole ka ndarë foto me ndjekësit e saj në Instagram, ku shihet krah futbollistit shqiptar.

Ata janë parë shpesh kohët e fundit në shoqërinë e njëri tjetrit por nuk akoma kanë komentuar asgjë në lidhje me raportin e tyre.

Eros Grezda, ka qenë shpesh kryefjala e mediave rozë për shkak të romancës me modelen e njohur Oriola Marashi.
Ai ka thënë se ky fakt e ka bezdisur, pasi flitej gjithmonë për lidhjen e tij dhe jo për karrierën.

Ai gjithashtu shprehet se lidhjen që ka pasur nuk ka dashur asnjëherë ta bënte publike, por duke ditur që Shqipëria dhe Kosova janë vende të vogla, është e vështirë që diçka ta mbash private.