15:14 / E Martë, 10 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Grezda u kap pa leje dhe pa sigurim me Audi RS3 në Skoci, ja sa i kushtoi dënimi

Futbollisti shqiptar Eros Grezda e pranoi fajësinë pasi ishte zënë nga policia skoceze duke ngasur makinën Audi RS3, pa leje dhe pa sigurim valid.

Ngjarja ndodhi muajin e kaluar në Glasgou, derisa policia më pas ia konfiskoi makinën, transmeton Indeksonline.

Pasi u paraqit në seancë gjyqësore, Grezda pretendoi se nuk e kishte kuptuar që sigurimi i kishte përfunduar ngase nuk e ka kontrolluar.

24 vjeçari u dënua me 400 funta.

“Unë nuk kam qenë i vetëdijshëm që ata i kishin kthyer paratë në llogarinë time. Ata donin informacione për patent shoferin tim, por unë nuk u përgjigja sepse nuk e pashë atë. Unë nuk e kam parë asnjëherë emailin dhe isha i sigurt se kisha sigurim. Dua t’i kërkoj falje gjykatës sepse unë asnjëherë nuk kam dashur që të vozis pa poseduar sigurim. Shpresoj që kjo të mirret në konsideratë” deklaroi Grezda. /Indeksonline/