75 Mall Live Search
20:40 / E Hënë, 19 Prill 2021 / Blerim

Grida Duma flet nga skena e krimit në Kavajë: Njëri nga autorët është drejtor policie

Grida Duma ka bërë të ditur se është shumë pranë të plagosurit. Ajo ka thënë se ai është një djalë i një familjeje që e quajmë pishtar i demokracisë.

“Ka qenë brenda në zyrë. Janë futur tre persona brenda.Këtu kemi forca policie. Dyert janë mbyllur tani. Pak më parë e pashë situatën. Është Bledar Okshtuni ai që është plagosur. Autorët janë aktivistë të Partisë Socialiste, nëse doni që të jenë çunat e tezes së Ramës. Ata janë  Ndriçim Jonuzi. Tjetri është Markel Shtylla, drejtor policie dhe Dorian Troplini. Ç ‘rëndësi ka nëse ishin me uniformë apo jo. Janë aktivistë të Partisë Socialiste. Erdhën në rrugë, krijuan pretekse sherri, hiq makinën mos e hiq makinën. Kjo është një ngjarje politike krejtësisht”, theksoi ndër të tjera Duma.