11:38 / E Shtunë, 20 Janar 2018 / indeksADMonline

Griezman mbulon ballinat e Barcelonës [Foto]

Gazeta ‘AS’ kishte bërë të qartë që nga 12 nëntori se operacioni i transferimeve të Barcelonës do të ishte ky: Coutinho në janar dhe Griezman në verë.

Ballinat e gazetave tjera spanjolle, ‘Sport’ dhe ‘Mundo Deportivo’ këtë të shtune konfirmojnë se ky operacion është edhe më afër të materializohet.

‘Sport’ flet për një pakt të fshehtë me Griezman, e që ka të bëj me një marrëveshje që do të varet nga vullneti i presidentit Josep Maria Bartomeu.

Ndërkohë, ‘Mundo Deportivo’ raporton eksluzivisht se Coutinho do veshë fanellën me numrin 14, ndërsa numri 7 është i rezervuar për Griezman.

Coutinho pritet të debutoj me Barcelonën pas disa ditësh, ndërsa Mascherano mund të largohet në fund të muajit edhe pse rimëkëmbja e menjëhershme e Umtiti dhe transferimi i Yerry Mina, mund të shkaktojnë lamtumirën javën e ardhshme. /IndeksOnline/