Griezmann drejt MLS-së, marrëveshja afër finalizimit
Antoine Griezmann po përgatitet për një largim nga Atletico Madridi.
Ai pritet ta përfundojë aventurën e tij të dytë në kryeqytetin spanjoll, 5 vjet pas rikthimit.
Karrierën e tij pritet ta vazhdojë në MLS, te skuadra e Orlando Cityt me marrëveshjen që është pothuajse e kryer.
Brenda klubit madrilen, edhe pse do të donin që francezi të qëndronte të paktën deri në fund të sezonit, duket se janë pajtuar me idenë e largimit të tij.
Që nga rikthimi i tij te Atletico në vitin 2021, ai ka bërë 157 paraqitje ku shënoi 48 gola./IndeksOnline/

