75 Mall Live Search
09:10 / E Mërkurë, 25 Shtator 2019 / indeksADMonline

Griezmann thotë se po përmirësohemi

Sulmuesi i Barcelonës, Antoine Griezmann, është i lumtur që ka shënuar dje në fitoren ndaj Villarealit.

Barcelona dje mposhti Villarealin me rezultat 2:1, golin e parë e shënoi Griezmanni, ndërsa më vonë Arthuri shtoi epërsinë në 2:0, golin e nderit për mysafirët e shënoi Santi Cazorla.

Francezi ka thënë se është i lumtur me këtë fitore dhe beson se janë duke u bërë më të mirë, transmeton Indeksonline.

“Kishim disa shanse të tjera, por nuk i shfrytëzuam. Do të bëhemi më të mirë. Mund të bëjmë ende më mirë. Do të punojmë fort. Jemi disa lojtarë të ri që sapo kemi ardhur dhe duhet të punojmë shumë”, deklaroi ai.

Griezmanni, gjithashtu tha se futbolli në fanellën e Barcelonës është më ndryshe se tek Atletico.

“Futbolli është ndryshe. E dija që do të jetë vështirë, por do të bëhem më i mirë, duke luajtur. Nuk është keq. Kam shënuar tri gola”, përfundoi ai.

Barcelona me fitoren ndaj Villarealit është në vendin e katër me 10 pikë./Indeksonline/