Griezmann mendon të pensionohet nga kombëtarja, arsyeja Mbappe

Antoine Griezmann po konsideron të pensionohet nga kombëtarja e Francës, pasi nuk iu dha shiriti i kapitenit.
Trajneri Didier Deschamps ka vendosur që Mbappe të jetë kapiten i Gjelave, pasi Hugo Lloris u pensionua.
Deschamps thuhet se ka shqyrtuar me kujdes opsionet e shumta në dispozicion të tij përpara se të vendos për sulmuesin 24-vjeçar, me trajnerin që konfirmoi vendimin e tij në një intervistë të martën.
Thuhet se ky vendim ka acaruar Griezmann, i cili është emëruar zëvendëskapiten i ri i Francës.
Le Figaro pretendon se ai tani po mendon të të largohet nga Franca. Ylli 32-vjeçar i Atletico Madrid ka bërë 117 paraqitje për kombëtaren e tij që nga debutimi në vitin 2014.
Griezmann ka shënuar 42 gola për Francën, duke i ndihmuar të fitojnë Kupën e Botës në vitin 2018, dhe thuhet se është i mendimit se përvoja e tij e madhe do ta bënte atë një pasardhës të përshtatshëm të Lloris.
Ai ka thënë më parë për angazhimin e tij ndaj kauzës kolektive: “Unë jap gjithçka për Francën dhe për Deschamps”.
Ndryshe, Franca gjatë këtij muaji do të zhvillojë dy ndeshje miqësore, me Holandën dhe Irlandën.