75 Mall Live Search
23:17 / E Shtunë, 25 Nëntor 2023 / C E

Griezmann realizon në fitoren e Atleticos ndaj Mallorcas

Atletico Madridi ka shënuar fitore ndaj Mallorcas me rezultat 1-0, në kuadër të xhiros së 13-të në La Liga.

Pjesa e parë u mbyll pa gola ani se kishte raste për shënim nga dy anët.

Në pjesën e dytë, Atletico e gjeti golin e epërsisë me anë të Antoine Griezman në minutën e 64’.

Më rezultati nuk ndryshoi dhe ndeshja përfundoi në fund me këto shifra.

Atletico pas fitores kalon në vendin e tretë me 31 pikë të grumbulluara, me tri pikë larg Gironas që është në pozitën e parë, dhe dy nga Real Madridi që është në vendin e dytë.