Griezmann tek Orlando City? Ja si përgjigjet Simeone
Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka qenë së fundi në konferencë shtypi.
“Cholo”, do të përballet ndaj Real Oviedos, ndeshje e vlefshme për Atleticon në garën e tyre për kualifikim në Ligën e Kampionëve.
Argjentinasi, u pyet edhe për lëvizjen e mundshme të Antoine Griezmann në MLS, te skuadra e Orlando Cityt, por që nuk dha ndonjë koment.
“Nuk do të vazhdoj të komentoj për këtë. Përqendrohemi te ndeshja e nesërme”, tha Simeone.
Ndeshja luhet nesër, në orën 21:00./IndeksOnline/

