75 Mall Live Search
15:54 / E Hënë, 22 Korrik 2019 / indeksADMonline

Griezmann tregon se cili yll i Barcelonës i ka dërguar SMS për tu transferuar në “Camp Nou”

Antoine Griezmann ka thënë se vendimi për tu transferuar te Barcelona ka qenë më i miri në karrierë për të.

Sulmuesi francez ka thënë se nuk po i pritet që të veshë fanelën e Barqës.

Ish ylli i Atleticos ka zbuluar edhe lojtarin e vetëm të Barcelonës që i ka dërguar mesazh për ta ftuar në “Camp Nou”.

“E vetmja gjë që ka rëndësi tani është që të luaj për Barcelonën. Dëshiroj që të paraqitem sa më mirë. Mezi po pres momentin që të veshë këtë fanela. Më kanë pritur shumë mirë secili dhe jam mirënjohës për këtë.

Kisha kontakte me Rakitiq, por ishte Luis Suarez ai që më ka dërguar mesazh duke më ftuar te Barqa. Messi nuk e ka bërë një gjë të tillë” ka thënë Griezmann./Indeksonline/