23:45 / E Hënë, 17 Qershor 2019 / indeksADMonline

Griezmann zyrtarizohet te Barça pas 1 korrikut

Antoine Griezmann po jeton ditët e fundit si lojtarë i Atletico Madridit, sikurse e ka pranuar drejtori i përgjithshëm i “Los Colchoneros” Gil Marín pak ditë më parë.

28-vjeçari është i destinuar për t’iu bashkuar Barcelonës.

Përceptimi është që gjithçka do të zhbllokohet pas 1 korrikut, datë kur klauzola e largimit do të zbresë nga 200 milionë euro në 120 milionë.

Kjo shpjegon edhe faktin që nuk për zyrtarizohet marrëveshja, që është arritur prej disa muajsh.