Grim ideal për sy të lodhur? Sellma ka zgjidhjen!

Pandemia nuk bëri të Sellma të largohet nga profesioni i saj.
Edhe pse e izoluar, makeup artistja e njohur Sellma po vazhdon të jetë mjaft aktive në punën e saj, duke ndarë gjëra interesante rreth grimit me ndjekësit e saj.
Së fundi ajo bëri një grim të bukur, që u komentua mjaft shumë.
Ajo tha se ky është grimi ideal për sy të lodhur, teksa edhe ndau tërë procesin e këtij grimi përmes një video, të cilën e lansoi në YouTube.
Kjo nuk është hera e parë që Sellma ndan me të tjerët sekretet e bukurisë./Indeksonline/