22:02 / E Premte, 22 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Grimeri shqiptar e pranoi që është homoseksual, Kim e quan perfeksionist

Grimeri i fashëm shqiptar, Mario Dedevanovic dhe ylli televiziv, Kim Kardashian kanë lansuar linjën e re të përbashkët të kozmetikës.

Dyshja e cila prej vitesh kanë ‘shkrirë’ miqësinë e tyre edhe në biznes, linjën e re të produkteve të grimit  “Artist and the muse”, shkruan Indeksonline.

Për këtë bashkëpunim Kim kishte disa fjalë edhe për grimerin shqiptarë.

“Ai është një perfeksionist i vërtetë, ne nuk ndalemi duke punuar deri sa të arrijmë në buzëkuqin më perfekt”, ka shkruar Kardashian.

Ndërsa kujtojmë që pak ditë më parë Mario u shpërblye me çmimin  “American Influencer Awards” ku edhe pranoi për herë të parë publikisht që është homoseksual./Indeskonline/