Grimeri shqiptar i Kim Kardashian e pranoi që është gay, por diçka e papritur i ndodh në prapaskenë
Grimeri shqiptar me famë botërore, Mario Dedivanovic, morri një çmimin në “American Influencer Award” ndërsa praoi publikisht që është gay.
Ai u shpreh se tashmë mund të jetonte i lirë nga paragjykimet teksa pati edhe një mesazh për shqiptarët.
“Dua t’iu them diçka të rëndësishme vëllezërve dhe motrave të mia shqiptare. Po ju kërkoj të gjithëve të hapni sytë, zemrën dhe shpirtin, sepse shumë vajza dhe djem në botë po rriten me dhimbjen që unë jam rritur”, u shpreh Mario.
Teksa pas gjithë kësaj ai ndau me ndjekësit edhe një tjetër video emocionuese, derisa ai mendonte që e ëma e tij kishte udhëtuar jashtë vendit, në fakt ajo po e priste në prapaskenë.
Me tu takuar me nënë e tij, grimeri shpërthen në lot.
“Unë nuk e pashë fundin e kësaj videoje sepse nuk kam pasur asnjë moment me veten time. Motrat e mia më thanë se nëna ime është jashtë shtetit por ndjeva zemrën të rrihte tërë ditën dhe vazhdimisht thoshte: mund të ndjej nënën. Ajo është këtu. Kam pritur 37 vjet që ajo të thoshte OK në mënyrë që mos tja thyej zemrën. Faleminderit mikut tim për këtë video. Unë jam gati të mbyll një kapitull tani dhe të filloj një epokë të re”, ka shkruar Mario sipër videos./Indeksonline/