22:43 / E Shtunë, 20 Janar 2018 / indeksADMonline

Grimeri shqiptar i Kim Kardashian nderohet në eventin “ODA” (Foto)

Sonte ka nisur edicioni i parë i eventit “ODA” ngjarje kjo që është duke u mbajtur në Pallatin e Brigadave në Tiranë. Në të cilën mbrëmje janë mbledhur një numër i madh i personaliteteve shqiptare që kontribuojnë për shqiptarët në një mënyrë a tjetër, shkruan Indeksonline.


Në këtë mbrëmje i ftuar është edhe grimeri me famë botërore Mario, i cili është edhe grimeri personal i modeles Kim Kardashian.
Ai është nderuar nga ky event, ndërsa çmimi është ndarë nga bashkëshortja e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinajt./Indeksonline/