19:46 / E Mërkurë, 17 Janar 2018 / indeksADMonline

Gripi “Aussies” i ngjashëm me gripin spanjoll që vrau 50 milionë njerëz më 1918

Gripi i frikshëm i quajtur “Aussias” është i ngjashëm me gripin vrasës spanjoll i cili mori jetën e 50 milionë njerëzve në vitin 1918, thonë ekspertët.

Farmacisti Marvin Munzu paralajmëroi se H3N2 mund të çojë në komplikime fatale të tilla si pneumonia- pikërisht siç ka ndodhur 100 vjet më parë, transmeton Indeksonline.

Kërkesa e tij vjen disa ditë pasi u paralajmërua se gripi i Aussias është tashmë më i ashpër sesa gripi i derrit- i cili vrau pothuajse 300 mijë njerëz në mbarë botën në vitin 2009.

Assuias është një grip i cili po gjen përhapje shumë të shpejtë. Vetëm në Mbretërinë e Bashkuar numri i të vdekurve tani është të paktën 97, por paralajmërohet që ky numër të rritet në javët e ardhshme./Indeksonline/