19:46 / E Premte, 11 Janar 2019 / indeksADMonline

Gripi pushton SHBA-të, mbi 80.000 amerikanë të infektuar në tre muajt e fundit

Afro 80.000 amerikanë janë shtruar në spitale në tre muajt e fundit për shkak të gripit, raporton Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Në dy vitet e fundit mbi 900.000 njerëz ishin hospitalizuar dhe më shumë se 80.000 kishin vdekur, transmeton Indeksonline/

Gripi që është përhapur kohët e fundit është ai “H1N1” apo i njohur si “Gripi i Derrit”

Spitalet po vazhdojnë të japin vaksina për të zvogëluar rrezikun nga gripi./Indeksonline/