10:44 / E Hënë, 24 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Gripi sezonal:Në mungesë mjetesh për dezinfektim nga MASHT-i dhe DA-ja, punëtorët e shkollës merren vetë me pastrimin

Në mungesë të mjeteve adekuate për dezinfektim që kërkohet nga MASHT-i dhe DA-ja, punëtoret e shkollës “Atë Shtjefën Gjeçoci” në Zllakuçan të Klinës, pastruan shkollën në çdo skutë të saj (ky është edhe pastrim ditor) që të eleminohet mundësitë nga infektimi me virusin sezonal, transmeton Indeksonline.

Kjo është bërë e ditur në faqen zyrtare të kësaj shkolle ku shkruhet:

Shkolla jonë me stafin e saj teknik gjithmonë është munduar që ambienti shkollor dhe nyjet sanitare të jenë në nivelin e duhur të pastërtisë.

Mirë do t’ishte dezinfektimi profesional me dezinfektues nga persona përgjegjës që të kemi një siguri me të madhe higjenike për nxënësit tanë.
Vlenë për t’u theksuar se në shkollën tonë nuk ka raste të theksuara të nxënësve që mungojnë për shkak të gripit sezonal.

Njoftojmë prindërit e nxënësve tanë që të kujdesën nëse fëmija i tyre ka grip të mos vijë në shkollë por të trajtohet në shtëpi.

Kjo masë ndikon në parandalimin e përhapjes se gripit në shkollë dhe trajtimit me të mirë e të rehatshëm të fëmijëve të tyre.