16:27 / E Martë, 23 Janar 2018 / indeksADMonline

Gripin mund ta shpërndani vetëm me frymëmarrje

Vetëm frymëmarrja, pa kollitje ose teshtitje  është e mjaftueshme për një person me grip për të përhapur virusin, sipas një studimi të ri të udhëhequr nga Universiteti i Maryland në College Park.

Studiuesit thonë se thjesht frymëmarrja është e mjaftueshme për të përhapur virusin e gripit.

Sipas studimit, njerëzit me grip gjenerojnë aerosole infektive (pikat e vogla që qëndrojnë të pezulluara në ajër për një kohë të gjatë) edhe kur nuk kolliten dhe sidomos gjatë ditëve të para të sëmundjes, transmeton Indeksonline.

Përshtypja e zakonshme është se gripi përhapet përmes kollitjes dhe teshtitjes nga individët e infektuar dhe nga prekja e sipërfaqeve të kontaminuara me virusin.

Megjithatë, studimi i ri zbulon se njerëzit me grip mund të përhapin atë edhe vetëm me anë të frymëmarrjes.

Të gjeturat e këtij hulumtimi u raportuan para Akademisë Kombëtare të Shkencave./Indeksonline/