75 Mall Live Search
23:49 / E Martë, 19 Dhjetor 2023 / C E

Gripshi i qëndron besnik Ballkanit, mohon se po largohet

Nazmi Gripshi padyshim është lojtari më i lakmuar për klubet tjera falë përformancës së jashtëzakonshme me Ballkanin, në Conference League dhe në Superligë.

Përkundër interesimeve për të, ylli shqiptar dëshiron të qëndroj edhe më tej te skuadra ku po shkruan historinë.

Kam kontratë me Ballkanin, ajo ishte dëshirë e miqve të mij që t’i dhuroj fanellën e Conference League”, tha Gripshi për Indeksonline duke mohuar se po largohet.

Kujtojmë se Gripshi është duke bërë paraqitje shumë të mira me klubin suharekas, ku me këtë rast ka marrë vlerësimet më të larta nga bota e sportit në vend dhe jashtë vendit. /IndeksOnline/