75 Mall Live Search
10:24 / E Premte, 31 Janar 2020 / indeksADMonline

Grisi flamurin turk në Parlamentin Evropian, Athina dhe Ankaraja kërkojnë dënimin e eurodeputetit grek

Ankaraja dhe Athina kërkojnë dënimin e deputetit grek të partisë Neo-Naziste pasi ky i fundit grisi flamurin turk gjatë një debati në Parlamentin Evropian.

Turqia dhe Greqi ishin në bisedim për marrëveshjet e sigurisë me Libinë, teksa Yannis Lagosi grisi një flamur prej letre në formë revolte ditën e djeshme.

Një prej kryetarëve të partisë Agimi i Artë, akuzoi Turqinë se është përgjegjëse për krizën e emigrantëve në Evropë.

“Ja ku kemi flamurin turk… dhe ç’mund të bëjmë tjetër me të veçse ta grisim” – ishte deklarata e Lagosit përpara veprimit të tij.

Ministri i Jashtëm grek e dënon aktin e tij, duke deklaruar se është kundër traditave greke dhe evropiane.

Reagim i menjëhershëm ishte dhe i Turqisë teksa ministri i Jashtëm Mevlut Cavusoglu kërkon dënimin nga Parlamenti Evropian për eurodeputetin.

“Duhet që Evropa t’i japë fund racizmit dhe armiqësisë kundrejt Islamit” – u shpreh ai.