75 Mall Live Search
08:39 / E Martë, 09 Korrik 2019 / indeksADMonline

Gropa e hapur ne Lagjen Emshir tash e disa muaj, qytetarët ankohen

Qytetarët shpesh shprehin shqetësimin e tyre lidhur me gropat e hapura në vend pasi kjo edhe u rrezikon jetën atyre.

Sipas një qytetari i cili ka adresuar ankesën e tij në një faqe në Facebook, ka thënë se në Lagjen e Emshirit tash e sa muaj ndodhet një gropë e hapur dhe askush nuk po merret me të.

Indeksonline ju sjelle disa fotografi ku mund të shihet gropa e cila ndodhet në mes të rrugës, përveç që rrezikon jetën e qytetareve ajo shkakton edhe probleme të qarkullimit të automjeteve.

“Në lagjen Emshir, ka disa muaj që është hapur kjo gropë dhe askush nuk merret më me të. Për muaj të tërë, nuk shihet as edhe një njeri që merret me sanim të kësaj gjendje.Gropa është në mes të rrugës dhe pamundëson qarkullim normal të veturave. Për të lëvizur në të dy kahjet, është krijuar edhe një shirit tjetër- i cili kalon mbi trotuar!Janë duke u rreziku këmbësorët, duke u ndotë ambienti (nga pluhuri), duke u shkatërrua trotuari- e e gjithë kjo nga lënija e punëve në gjysmë”, është shprehur një qytetar./Indeksonline/