75 Mall Live Search
09:35 / E Mërkurë, 05 Qershor 2019 / indeksADMonline

Gropa në mes të rrugës që po vështirëson qarkullimin e banorëve të lagjes ‘Kodra e Trimave’

Banorët e rrugës ‘Drenica’ në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë që dy muaj po përballen me këtë rrugë e cila po e vështirëson qarkullimin e tyre.

Kjo pasi, pothuajse në mes të saj është krijuar një gropë, e cila siç shihet në këto fotografi, pjesa e asfaltit është dëmtuar, transmeton Indeksonline.

Në këto fotografi të dërguar në redaksi,  mund të shihni si në këtë pjesë të rrugës është dëmtuar shtresa e asfaltit.

Kjo po pengon banorët e kësaj ane të cilët e shfrytëzojnë këtë rrugë e që po ua dëmton veturat./Indeksonline/