11:15 / E Premte, 03 Shtator 2021 / B O

Gropa që po ua “shpërthen” gomat veturave në Prizren

Një gropë në Prizren po iu bën dëm shumë vozitësve të veturave. Gropa ndodhet në rrugën “Liman Shala” në hyrje të Prizrenit.

Gropa e betonizuar joprofesionalisht ka në pjesën anësorë copëza metali dhe vazhdon të jetë e hapur që një kohë.

Shoferët që s’e njohin terrenin na disa raste dëmtojnë gomat deri në plasjen e tyre.

Policia e Kosovës ka dalur në vendngjarje por që nuk ka patur kompetencën për të bërë më shumë në evitimin e kësaj grope./Indeksonline/