75 Mall Live Search
23:12 / E Martë, 20 Prill 2021 / OSH

Gropat e mëdha po u kushtojnë prishtinasëve, ua dëmtojnë veturat!

Shumë pjesë të asfatit nëpër rrugë të kryeqytetit të Kosovës janë prerë duke krijuar gropa të mëdha.

Kësisoj, gropat e mëdha po u kushtojnë koxha shtrejtë vozitësve pasi po ua dëmtojnë veturat e tyre.

Sidomos gjatë ditëve të fundit pas reshjeve të shiut që kanë pamundësuar dukshmërinë e qartë të vendodhjes së gropave.

Një gjendje e tillë është pothuajse në çdo rrugë të Prishtinës si në: Arbëri, në rrugën “Rexhep Malaj”, Aktash dhe te Qendra e Studentëve.

Prerje të tilla të asfaltit zakonisht bëhen pas ndonjë ndërhyrjeje në rrugë mirëpo të njejtat nuk rregullohen nga kompanitë dhe komuna me muaj të tërë.

IndeksOnline gjatë ditës së sotme ka raportuar se si është e prishur rruga afër Konvikteve të Studentëve në Breg të Diellit ku qytetarët po ashtu kanë fotografuar momentin e prishjes së gomave të veturës së një personi./IndeksOnline/