Grosso merret vesh me skuadrën e njohur evropiane

Ish-futbollisti i njohur italian, Fabio Grosso, do të rikthehet te ish-klubi i tij, por tani në rolin e trajnerit.
Gazetari Fabrizio Romano, raporton se Grosso është afër emërimit si trajner i skuadrës së Lyonit, shkruan IndeksOnline.
Sipas tij marrëveshja është afër dhe janë duke u dskutuar detajet përfundimtare.
Grosso do të jetë zëvendësues i Laurent Blanc, i cili u shkarkua ditë më parë./IndeksOnline/