12:51 / E Enjte, 09 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Gruaja 100 vjeçare merr më shumë se 600 kartolina nga të panjohurit (Foto)

Përkujtimi më i miri për njerëzit që duhet ta kenë çdo ditë është se njerëzit janë përgjithësisht të bukur.

Ne gjithmonë mund të bëjmë diçka që të bëhemi njëri prej tyre.

Lizzie Picken nuk është martuar dhe nuk ka fëmijë, prandaj ajo priste një ditëlindje shumë të vetmuar kur ajo mbushi 100 vjeç këtë javë.

Por në vend të kësaj, ajo u zgjua me 638 karta (plus disa dhurata) duke festuar ditën e më të madhe të jetës, transmeton Indeksonline.

Stafi i shtëpisë ku jeton Lizzie, nxori një apel në mediet sociale, me qëllim të marrjes së 100 kartelave të dërguara në kohë për ditëlindjen e saj.

Sigurisht apeli shkoi më mirë nga se pritej, pasi u paraqitën më shuam se 600 karta dhe dhurata.

Ajo madje ka një motër më të vjetër, pra 103 vjeçe por e cila jeton në Skoci.

Lizzie u rrit në Birmingham përpara se të niste një karrierë në ushtri. Ajo u zhvendos në Taunton për të studiuar dhe pastaj u vendos në Plymouth, ku ajo u bë mami.

Ajo kurrë nuk u martua dhe nuk arriti të kishte fëmijë, duke u fokusuar në punën e saj dhe thotë se kishte një jetë të mrekullueshme deri tani. Tani Lizzie jetonë shtëpinë e kujdesit./Indeksonline/