08:47 / E Enjte, 17 Maj 2018 / indeksADMonline

Gruaja 129-vjeçare që nuk ka jetuar asnjë ditë të lumtur!

Një grua nga Çeçenia është ndër më të vjetrat në botë.

Mirëpo, 129- vjeçarja thotë se pavarësisht sa vite ka, ajo nuk ka përjetuar asnjë ditë të lumtur, shkruan e përditshmja britanike ‘Metro’, transmeton Indeksonline.

Në pasaportën e saj, data e lindjes së saj është 1 qershor 1899. Ndërsa, besohet se është personi mëi vjetër i dokumentuar.

“Është vullneti i Zotit, unë nuk kam bërë asgjë. Kam dëgjuar që njerëzit që jetojnë gjatë janë marrë me sport dhe kanë ngrënë ushqime të veçanta, por unë nuk kam bërë asgjë nga këto. Unë thjesht kam bërë punë të rënda, jam lodhur nga jeta. Jetëgjatësia nuk është dhuratë e Zotit për mua, është ndëshkim”, shprehet 129-vjeçarja.

Gjatë jetës së saj, Koku ka humbur shumë fëmijë, përfshirë një djalë 6-vjeçar. Vajza e fundit që i kishte mbetur vdiq 5 vite më parë, në moshën 104-vjeçare.

Istambulova tha se ajo mbijetoi gjatë Luftës Civile të Rusisë (pas revolucionit bolshevik), Luftës së Dytë Botërore dhe dy luftërave çeçene.

Koku Istambulova near her house