Gruaja ankohet se burri zgjodhi për vajzën e tyre emrin që i kishte propozuar ish- e dashura
Zakonisht emrat e fëmijëve zgjidhen nga çifti në mënyrë të përbashkët.
Por dikush vendosi të bëjë një zgjidhje të çuditshme. Burri donte të emërojë vajzën e tij me emrin që dikur u pëlqente atij dhe ish-të dashurës.
Burrat duket se kanë lidhje të veçantë me ish- të dashurat. Ai vendosi që vajzës së tij ende të palindur t’i vendosë emrin që dikur mendonin me ish- të dashurën për vajzën e tyre.
Gruaja e tanishme e tij zbuloi këtë gjë, e tmerruar nga mendimi se si ai vendosi një gjë të tillë, transmeton Indeksonline.

Përmes rrjeteve sociale ajo u shpreh e habitur se si dikur mund të ketë një ide të tillë, për një gjë që kishte mendar me vajzën që pati marrëdhënie seksuale.
Burri këmbëngulte që vajza e tyre të quhej Addie Mae, por gruaja e zbuloi këtë arsye dhe dyshonte se ai ende po komunikonte me ish-të dashurën.
Edhe pse e kuptoi se nuk kishin më të bënin asgjë me njëri-tjetrin, në bisedën e fundit që kishin pasur kishin rënë dakord që vajza të quhej kësisoj./Indeksonline/