75 Mall Live Search
09:46 / E Shtunë, 16 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Gruaja bashkohet me macen pasi e humbi 13 vite më parë

Një histori interesante ka ndodhur në Karolinën Jugore. Një grua me emrin Kelly LaVetter është bashkuar me macen e saj, Jill, që ishte zhdukur që 13 vite.

Jill ishte vendosur në një strehë të kafshëve. Macja ishte adoptuar nga një grua e quajtur Alison Ferguson, e cila e kishte vërejtur që ajo kishte një ‘micro-chip’ në trup, në të cilin gjendeshin, numri i telefonit dhe adresa e LaVette.

Ajo kishte përdorur Facebookin për të gjetur pronaren e Jill dhe ia kishte dalë.

“Më duket sikurse një mrekulli” u shprehë Kelly pasi u bashkua me macen e saj./Indeksonline/