08:25 / E Premte, 23 Tetor 2020 / OSH

Gruaja bërtet “Allahu Akbar” dhe kërcënon se do të hedh veten në erë

Për shkak të një raportimi për bombë stacioni i trenit Par-Diu në Lyon u detyrua të evakuonte të gjithë personat që ndodheshin aty.

Sipas informacioneve të policisë bëhet e ditur se personi që mbante bombën ishte arestuar.

Ajo ishte një grua e cila mbante disa çanta në dorë ku kërcënoi të hidhte në erë veten dhe bërtiti “Allahu Akbar”.

Menjëherë ekipi i çaktivizimit të pajisjes  shpërthyese është në vend dhe po kryen inspektimet e nevojshme.

Kompania hekurudhore SNCF konfirmoi në Twitter se trafiku rreth Lyonit është pezulluar.

Policia dhe ushtria formuan një kordon rreth stacionit dhe ndaluan qarkullimin e njerëzve.

Ndryshe, shkaku i frikësimit disa prej udhëtarëve kanë lënë bagazhet dhe u larguan nga stacioni.