21:04 / E Mërkurë, 07 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Gruaja deklaroi se e rrahu që nga dita e martesës, jep dorëheqje sekretari i stafit në Shtëpinë e Bardhë (Foto+16)

Rob Porter ka dhënë dorëheqjen nga roli i tij si sekretar i stafit të Shtëpisë së Bardhë pasi ish-bashkëshortja e saj tha se ai ia kishte zënë frymën dhe e kishte rrahur gjatë martesës së tyre, transmeton Indeksonline.

Colbie Holderness, 37 vjeçare punon si analiste në qeverinë e ShBA-së. Ajo ka thënë se Porter me sjelljen e tij violente kishte ndikuar që asaj t`i thyhej besimi.
“Këto pretendime të egra janë thjesht të pavërteta. Kam marrë fotografitë që i janë dhënë medias rreth 15 vjet më parë dhe realiteti prapa tyre nuk është aspak afër asaj që përshkruhet. Unë kam qenë transparent dhe i sinqertë në lidhje me këto pohime të turpshme, por nuk do të merrem më publikisht me një fushatë të bashkërenduar “, ka thënë vet Porter në një deklaratë të mërkurën.

‘Angazhimi im ndaj shërbimit publik flet vet. Gjithmonë kam vënë detyrën në vendin e parë dhe i kam trajtuar të tjerët me respekt. Jam thellësisht mirënjohës për mundësinë që kam shërbyer në Administratën Trump dhe do të kërkoj të siguroj një tranzicion të qetë kur të largohem nga Shtëpia e Bardhë “, është shprehur ai, transmeton Indeksonline.

Sekretari i Shtypit të Shtëpisë së Bardhë Sarah Huckabee Sanders, menjëherë pas lëshimit të deklaratës së Porterit ka thënë se ai do të qëndrojë në rolin e tij për njëfarë kohe për të siguruar një tranzicion të qetë.

Ajo nuk pranoi të komentonte mëtej dhe nuk iu përgjigj pyetjes se përse Trump do të pranonte dorëheqjen e Porter, kur ai ishte deklaruar disa herë rreth besimit që Administrata e tij kishte te Porter./Indeksonline/