12:44 / E Hënë, 27 Gusht 2018 / indeksADMonline

Gruaja dëshiron t’i bëjë fotografi por demi e hedh në ajër përmes brirëve

Thuajse të gjithë e dinë se sa të rrezikshme janë garat e demave të cilat organizohen në disa vendetë botës.

Por një grua dëshiroi që të realizonte një fotografi përderisa brenda në hapësirën e mbyllur gjendej një dem.

Sigurisht se gruaja veproi gabim pasi në momentin që tentoi të fotografonte u sulmua nga demi në fjalë,transmeton Indeksonline.

Demi arriti që ta sulmojë atë fuqishëm duke e ngritur në ajër përmes brirëve para se ta rrëzojë në tokë.

Festivali në fjalë po mbahej në Spanjë dhe video e këtij momenti është lansuar në rrjetet sociale./Indeksonline/