75 Mall Live Search
17:34 / E Diele, 17 Mars 2019 / indeksADMonline

Gruaja e adoptuar kërkoi familjen e saj biologjike, gjen 13 vëllezër e motra në mbarë vendin

Një grua e Teksasit, e cila zbuloi se ishte adoptuar, mendonte se ajo ishte e vetme në botë, derisa kuptoi se ajo kishte 13 vëllezër e motra, transmeton Indeksonline.

“Unë mendova se isha një fëmijë i vetëm. Nuk më shkoi kurrë mendja se kisha vëllezër e motra, e lëre më 13”, tha Shaquanna Bell.

33-vjeçarja shpjegoi se ajo mësoi se ishte e adoptuar gjatë kohës sa ishte në shkollë të mesme.

Ajo tha se i është dashur shumë kohë për të kaluar zemërimin që kishte ndaj familjes së saj biologjike, derisa u shpreh mirënjohëse ndaj familjes që e kishin adaptuar.

Bell kishte kërkuar nga mbesa e saj që të interesohej nëse mund të gjente se kush ishte familja e saj e vërtetë.

Më tutje, ajo zbuloi se ajo ishte e dhjeta nga 13 vëllezërit e motrat.

Vëllai më i madh i Bell, Janell Haines, tha se ai me katër vëllezërit dhe motrat e tij janë rritur së bashku me nënën e tyre në Massachusetts, ku ata ende jetojnë. Derisa pjesa tjetër e fëmijëve i është dhënë familjeve kujdestare në mbarë vendin.

Mamaja e tyre, e cila ka luftuar me varësinë e drogës gjatë gjithë jetës së saj, vdiq nga kanceri i qafës së mitrës përpara se të ishte në gjendje të bashkohej me shumicën prej fëmijëve të saj.

Bell shpjegoi se njohja me të gjithë vëllezërit dhe motrat e saj, ka qenë proces shumë i lodhshëm.

“Të gjithë kemi eshtra të larta të fytyrës, buzëqeshje të mëdha dhe dashuri për shakatë”, tha ajo. “Po mësoj ngadalë për vëllezërit e motrat e mia si në grup po ashtu edhe individualisht”.

Familja tani shpreson të bashkojë të gjithë së bashku për herë të parë pasi që të gjithë e kanë gjetur njëri-tjetrin. /Indeksonline/