75 Mall Live Search
21:51 / E Enjte, 09 Prill 2026 / Z S

Gruaja e Agim Ramadanit: Uniteti i sotëm politik në Koshare, është moment reflektimi

Në Koshare, sot gjaku i heronjve të lirisë na rikujtoi se mbi çdo ndarje qëndron sakrifica për atdheun.

Kështu është shprehur gruja e Agim Ramadanit përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

Ajo më tutje u shpreh se uniteti i sotëm politik në Koshare, është moment reflektimi.

Postimi i plotë:

Në Koshare, sot gjaku i heronjve të lirisë na rikujtoi se mbi çdo ndarje qëndron sakrifica për atdheun.

Para kësaj kujtese të shenjtë, pozita dhe opozita u bashkuan në nderim, duke dëshmuar se liria jonë është më e madhe se çdo dallim politik.

Ky unitet nuk është vetëm moment reflektimi, por thirrje që përgjegjësia ndaj atdheut të na mbajë gjithmonë të bashkuar, ashtu siç na bashkoi gjaku i dëshmorëve.